Fillimi LajmeIrani: Vendimi i Trump-it do të përshpejtojë shkatërrimin e Izraelit

Irani: Vendimi i Trump-it do të përshpejtojë shkatërrimin e Izraelit

nga Shekulli Agency

Vendimi i Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryqytetin e Izraelit do të përshpejtojë shkatërrimin e atij shteti, tha ministri i Mbrojtjes iraniane, ndërkohë që komandanti udhëheqës i Gardës Revolucionare ka kontaktuar përmes telefonit me dy grupe të armatosura palestineze duke ju shprehur mbështetje.

Udhëheqësit iranianë, të cilët e kanë kundërshtimin e Izraelit dhe mbështetjen e luftës palestineze në pjesën qendrore të politikës së tyre të jashtme që nga Revolucioni Islamik më 1979, kanë hedhur poshtë njoftimin e fundit të presidentit amerikan për lëvizjen e Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem, raporton Reuters.

Palestinezët duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

“Veprimi i Trump-it do të përshpejtojë shkatërrimin e regjimit sionist dhe do të dyfishojë unitetin e muslimanëve”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami, njoftuan media shtetërore.

Njeriu i parë në ushtrinë iraniane, gjenerali Mohammed Baqer, tha se “veprimi i pamatur i Trump” mund të shihet si fillim i një intifade ose një kryengritje të re palestineze.

Irani ka kohë që ka mbështetur shumë grupe të armatosura anti-izraelite, duke përfshirë edhe krahun ushtarak të lëvizjes libaneze Hezbollah, për të cilët zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare të Elitës së Iranit, gjenerali brigadës Hossein Salami, tha se janë “më të fortë se regjimi sionist”.

Qassem Soleimani, kreu i degës së Gardës që mbikëqyr operacionet jashtë kufirit iranian pas bisedës telefonike me komandantin e Brigadës Izz al-Deen Qassam, krahut të armatosur të Hamasit, tha se Irani “mbështet plotësisht lëvizjet islamike palestineze”. 

/tesheshi.com/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies