13 nxënës dhe 1 profesor nga shkolla e mesme ekonomike “Arseni Jovkov”, dje kanë përfunduar në Toksikologji dhe në spitalin e qytetit “8 shtatori” me simptome të kollitjes dhe ngufatjes, pasi janë helmuar me prej.
Sipas informacioneve të MPB, bëhet fjalë për thithje të spreit i cili është përdorur nga 2 persona të panjohur.
Nga Toksikologjia njoftojnë se nxënësit janë në gjendje të mirë dhe janë lëshuar në shtëpi, ndërsa në shërim shtëpiak janë lëshuar edhe tre nxënëse që përfunduan në Spitalin e Qytetit.
Nga analizat e bërë dhe hetimet. Mjekët nuk kanë arritur të përfundojnë se cili është agjenci i cili i ka shkaktuar simptomat, ndërsa kjo do të duhet të zbulohet pasi të merren mostrat në shkollë, /SHENJA.