Fillimi LajmeAnadolu Agency shqip shënon një vjetorin

Anadolu Agency shqip shënon një vjetorin

nga Shekulli Agency

Sot një vit më parë kjo Agjenci prestigjioze lajmesh nisi këtë rrugëtim në qendrën dhe zyrën e saj më të madhe në Ballkan, Sarajevë

111-sh-anadoluTIRANË (AA) – Sot mbushen një vit nga fillimi zyrtarisht i publikimeve në gjuhën shqipe të Anadolu Agency  (AA).

Sot një vit më parë kjo Agjenci prestigjioze lajmesh  nisi këtë rrugëtim në qendrën dhe zyrën e saj më të madhe në Ballkan, Sarajevë.

AA Shqip sot numëron 24 mijë e 330 publikime të prodhuara nga të cilat 10 mijë e 969 janë tekste, 9 mijë e 677 foto–galeri dhe 3 mijë e 684 video. Të gjitha lajmet e Anadolu Agency në gjuhën shqipe ju mund të ndiqni përmes faqes zyrtare në Facebook, “Anadolu Agency Shqip” si edhe nëpërmjet Twitterit, @aa_albanian.

Me transferimin e qendrës së saj në Shkup të Maqedonisë AA Shqip pritet të fitojë një tjetër dimension më aktiv dhe më pranë mediave të hapësirës shqiptare si dhe lexuesit në këtë rajon dhe më gjerë, duke patur edhe praninë e saj në Tiranë dhe Prishtinë.

Anadolu Agency në vizionin e saj të 100 vjetorit të themelimit synon publikimin e lajmeve në 11 gjuhë të botës, ku gjuha shqipe ishte e teta që u lançua pranë këtij institucioni serioz mediatik.

AA krahas turqishtes publikon në gjuhët anglisht, arabisht, BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht), rusisht, frëngjisht, gjuhën kurde, shqip dhe persisht.

Anadolu Agency është një nga dhjetë agjencitë më të mëdha në radhitjen botërore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies