
Anëtari i këshillit presidencial të Libisë, Mohammed Ammari, tha se liderit të forcave jolegjitime në lindje të vendit Khalifa Haftarit i ka ardhur fundi dhe se së shpejti ai do të vuajë dënimin.
Në një postim nga llogaria e tij në Facebook, Ammari është shprehur “Ka ardhur koha, që së shpejti puçisti gjenerali Haftar do të vuajë dënimin që meriton”.
Duke theksuar se qeveria e Libisë do të marrë nga milicët e Haftarit të gjitha qytetet dhe do të sigurojë kontrollin në të gjithë vendin, Ammari ka përgëzuar gjithashtu edhe fiset në rajonin Al-Asabaa të cilët dy ditë më parë njoftuan mbështetjen e tyre për qeverinë e Libisë.
Ammari i bëri thirrje edhe popullatës në qytetin Tarhuna dhe Berka që t’i bashkohen qeverisë së Libisë. “Kriminelit të luftës, Haftarit i ka ardhur fundi. Së shpejti do të marrë dënimin që meriton. Ne zgjasim dorën tonë për ju. Dera e atdheut është gjithmonë e hapur për ju dhe për të gjithë popullin e Libisë”, shtoi Ammari.