Fillimi PolitikëTrump paralajmëron tërheqjen nga Traktati i Qiejve të Hapur

Trump paralajmëron tërheqjen nga Traktati i Qiejve të Hapur

nga Shekulli Agency

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur “derisa Rusia t’i zbatojë përgjegjësitë e saj”, raporton AA.

Duke folur para gazetarëve në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë para vizitës në Michigan, Trump i konfirmoi raportimet se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë shumë të mira, por Rusia nuk e respekton këtë traktat. Ne do të tërhiqemi nga traktati derisa Rusia t’i zbatojë përgjegjësitë e saj, por kjo është një mundësi e mirë për të bërë një marrëveshje të re ose për ta kthyer këtë marrëveshje”, tha Trump.

Ai theksoi se shumë marrëveshje nuk janë zbatuar nga palët e tjera dhe për këtë arsye vendi i tij është tërhequr nga disa prej marrëveshjeve.

“Unë mendoj se kur të tërhiqemi, Rusia do të kthehet dhe do të thotë se dëshiron të arrijë një marrëveshje të re”, shtoi Trump.

Traktati i Qiejve të Hapur

Rusia dhe SHBA janë ndër 34 vendet nënshkruese të Traktatit të Qiejve të Hapur, i cili lejon fluturime të paarmatosura të zbulimit për të promovuar transparencën e aktiviteteve ushtarake dhe për të lehtësuar monitorimin e kontrollit të armëve dhe marrëveshjeve të tjera.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 1992 shërben si masë shtesë për sigurinë në kufijtë e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), ndërsa pjesëmarrëse në të është Turqia.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies