Fillimi LajmeGjermani, sulmohet një vajzë me mbulesë

Gjermani, sulmohet një vajzë me mbulesë

nga Shekulli Agency

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, një vajzë 17 vjeçare me mbulesë është sulmuar nga persona të panjohur, transmeton (AA).

Në një deklaratë nga policia e Berlinit thuhet se nëpunës policorë janë thirrur në një spital gjatë ditës së sotme në lidhje me një sulm të kryer në baza të ksenofobisë.

Sipas deklaratës, vajza e re në dëshminë e saj në spital ka thënë se në rrugën “Tempelhofer Damm” fillmisht është sulmuar verbalisht nga tre persona, një prej të cilëve e gjinisë femërore, ndërsa më pas është sulmuar edhe fizikisht.

Në deklaratë më tej thuhet se vajza e re ka pësuar gërvishtje trupore dhe lëndime në krah dhe se është duke u trajtuar në spital. Lidhur me këtë incident Njësia e Sigurisë shtetërore pranë Departamentit Federal të Krimeve po zhvillon hetime për rastin në fjalë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies