Vajza pesë vjeç e gjysmë e cila është gjetur sot në fshatin Shipkovicë është viktima e gjashtë nga përmbytjet e ditës së hënë, ndërkohë që janë lënduar të paktën 11 persona.
Sot nga ekipet e Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës në fshatin Shipkovicë është gjetur trupi i pajetë i vajzës pesë vjeç e gjysmë, që rezultonte e humbur që nga dita e përmbytjeve që përfshinë rajonin e Tetovës.
Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, Marjan Josifoski, për AA konfirmoi se trupi i pajetë i vajzës pesë vjeç e gjysmë është gjetur në podrumin e shtëpisë së fqinjit të saj. “Sot rreth orës 11:30 ekipet e policisë kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës pesë vjeç e gjysmë, e cila ishte e humbur që nga dita e përmbytjeve që të hënën e kaluar përfshinë fshatin Shipkovicë dhe disa vende të tjera në rajonin e Tetovës”, njoftoi Josifoski.
Vajza pesë vjeç e gjysmë që është gjetur sot në fshatin Shikovicë është viktima e gjashtë nga përmbytjet e ditës së hënë, ndërkohë që janë lënduar të paktën 11 persona.
Përveç viktimave, përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha materiale, veçanërisht në fshatin Shipkovicë. Në nder të viktimave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve Këshilli komunal i Tetovës datat 5 dhe 6 gusht shpalli ditë zie, si dhe vendosi që familjeve të viktimave tu jepet ndihma e parë në vlerë prej 1 mijë euro.
Nga ana tjetër, Qeveria në një seancë të jashtëzakonshme dedikuar përmbytjeve në rajonin e Tetovës vendosi tu jepet ndihma e parë në vlerë prej 500 euro familjeve që pësuan nga këto përmbytje.
