Fillimi LajmeArrestohet njëra nga autoret e sulmit ndaj konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Stamboll

Arrestohet njëra nga autoret e sulmit ndaj konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Stamboll

nga Shekulli Agency

-ambasada-amerikane.turqi

Autorja e sulmit ndaj Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në rajonin Sarıyer të Stambollit mësohet se është ndaluar në gjendje të plagosur dhe se është Hatice Aşık, anëtare e organizatës terroriste DHKP-C.

 

Autorja e sulmit ndaj Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në rajonin Sarıyer të Stambollit mësohet se është ndaluar në gjendje të plagosur dhe se është Hatice Aşık, anëtare e organizatës terroriste DHKP-C, ndërsa mësohet paraprakisht se terroristja tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet policore mësohet se njëri nga personat që ka kryer sulmin ndaj konsullatë së SHBA-së është 42 vjeçarja Hatice Aşık, anëtare e organizatës terroriste DHKP-C. Ajo është dërguar në spital pasi është ndaluar e plagosur dhe gjithashtu mësohet se ajo merr pjesë mes personave që organizata i ka caktuar detyrën si “kamikaze”.

Hatice Aşık njihet me emrin e koduar “Hulya” dhe se ajo është trajnuar në shtëpitë qeliza të organizatës në Ankara dhe Stamboll.

– “Dy femra terroriste”-

Engin Yuksek një nga dëshmitarët e sulmit ndaj konsullatës në një deklaratë për gazetarët ka pohuar se nga dritarja ka shikuar dy femrat terroriste me çantë në dorë.

Yuksek i cili thekson se terroristet pasi janë pozicionuar pas murit dhe pasi kanë lëshuar çantën në tokë kanë hapur zjarr 4 herë dhe u shpreh se: “Banorët përreth pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë dalë në ballkone dhe në dritare, dhe kanë nisur ti godasin me tavolina, karrige me çfarë mund të gjenin. Femra e cila mbante armën në dorë u godit nga një karrige. Pasi e zuri paniku ngriti kokën lart dhe qëlloi drejt hyrjeve në ndërtesa ku goditi xhamat. Më pas u fsheh në një vend si depo qymyri.”

Yuksek ka theksuar se më pas policia i ka bërë thirrje terroristes që të dorëzohej dhe të linte çantën që kishte në dorë por ajo ka brohoritur se “do të marr hakun e Suruçit”. Terroristja pasi i mbaruan fishekët është ndaluar nga policia e plagosur me armë dhe është dërguar në spital.

Sipas dëshmitarëve terroristja tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies