Fillimi LajmeFrankfurter Allgemeiner Zeitung: Shqipëria, një vend pa të ardhme

Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Shqipëria, një vend pa të ardhme

nga Shekulli Agency

3

E përditshmja më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”, ka rezervuar një hapësirë të veçantë për Shqipërinë dhe problemet e saj të thella nën titullin “Shqipëria, vend pa të ardhme”. E përditshmja gjermane rendit gjithë problemet e vendit dhe e konsideron Shqipërinë si “një vend pa të ardhme”. Gazeta shkruan se kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve të qershorit shpërfilli kërkesat e ndërkombëtarëve duke kandiduar individë me rekorde kriminale. “Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime”.

Me gjuhë të ashpër gazeta shkruan se politika nuk bën asgjë dhe në disa raste është vetë e përzier. “Policët që ndjekin banditët rrezikojnë jetën. Në qershor një oficer policie i cili ndaloi makinën e një bosi droge u vra me armë zjarri. Prodhimi dhe kontrabanda janë aq fitimprurëse saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve” E përditshmja gjermane shkruan për politikë klienteliste të lidhur dhe financuar ngushtë nga klanet mafioze. “Një anëtar i klanit, i cili hyn në politikë, mbështetet nga fshati apo qyteza, cilado qoftë përkatësia politike e tij. Si kundërshpërblim, ai i shërben klientelës. Kriminaliteti i organizuar synon të jetë pranë pushtetit; paragjykimet politike apo ideologjike janë të huaja për të”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies