Shkruan: Savash VELIU
Ai që ndjek historinë e marrëdhënieve midis Perëndimit Oxidental dhe popujve Oriental Lindor (muslimanë) mund të vërejë në shpirtin e tij një urrejtje deri në shkallë çmendurie. Kjo urrejtje në shpirtin e Evropës Oxidentale shoqërohet me një frikë të tmerrshme nga Orienti i mbështetur mbi të vërtetën (Islamin).
Kjo frikë e urrejtje po të ishin vetëm ndjenjë individuale, s’do të merreshim me të, por, derisa këto dukuri janë ndër faktorët qenësorë që shquajnë qëndrimet e qytetërimit perëndimorë ndaj popujve të ndryshëm, në veçanti ata oriental (musliman) sa u përket çështjeve politike e ekonomike, madje edhe në këtë kohë, atëherë qëndrimi ynë si duhet me qenë.
Mesdheu është një seri civilizimesh që janë në kufij me njeri-tjetrin dhe herë – herë mbivendosen mbi njëri-tjetrin. Mesdheu është bota e botërave, për shkak të së kaluarës së përbashkët, si dhe për shkak të karakteristikave të veçanta të secilit vend, është botë në vete.
Mesdheu nuk ka qenë asnjëherë thjeshtë një regjion deti që ndan Oxidentin Evropë nga Orienti Lindja. Gjithmonë, ai, është konsideruar një buzdet që ka bashkuar rreth vetes popuj dhe kultura të ndryshme, civilizime tradicionale dhe civilizime moderne të bazuar tek e kaluara e tyre, e cila jo rrallë herë ka qenë e mbushur me rivalitete dhe konflikte ndërveti.
Para së gjithash, Mesdheu Lindor është djepi i civilizimit ose më saktë i civilizimeve! Mesdheu Lindor ka bashkëjetuar me anën tjetër të oxidentit duke u solodarizuar në të gjitha fushat pa u kursyer, derisa Oxidenti gjithnjë ka marrë prej saj e kurrë ska dhënë gjë Orientit!
Më sakt, Orienti në të gjitha kohërat historike të tij ka luajtur rolin e një dhuruesi drite ndaj gjithë regjionit e veçmas ndaj Oxidentit. Kurse Oxidenti gjithnjë nga ai dritë ka marrë dhe në kundërvlerë të saj si ka dhuruar gjë Orientit, pos doktrinave të ideologjizuar me filozofi të mbështetur mbi dogmë dhe mashtrim. Kështu Oxidenri ende vazhdon të prodhoj njeri trular orientalist që këmbëngul i inatosur për të baltos të “vërtetën Orientale” duke haruar se Orienti është dritë në vete që me aureolin e ngrohtësis arrin të rrezatoj urtësi devocioni mbi vete dhe gjithandej vetes!
Nga të gjitha këndvështrimet lindja ose orienti është burim i njerëzimit dhe të njerëzishmes, shpalljeve dhe gjitha shkencave ekzakte apo ato humane. Fatkeqësisht kuazi intelektualët injorojnë të vërtetat historike mbi këta civilizime. – Duhet të kaluarën të lexojmë drejt, që të ardhmen bashkërisht ta përqafojmë!
Orienti ose Osmanistani “Dielli” i Jetës, që rezaton, ndriçon, ndritëson me urtësi dituri ngrohtësie të art që rrezaton jetë dhe shpresë për ekzistencë të botërave me dimensione universale të çiltër për “paqtimi” në
“luftë” mes të “mirës dhe të keqes” mes “ditës dhe natës”, “hyjnores dhe toksores” ! Orient që lind njerëz me ide diversitetesh kulture dhe “emisar hyjnor” për paqtim të “Shpirtit me Materjen”.
Orienti diellor-Ra, i dhuroi botës kulturat dhe civilizimet më të ekzagjeruara /ngritura/ që nuk kanë të persëritura në këtë glob si “Mesopotamia dhe Lugina e Nilit”. Aty erdhën si emisar hyjnor vërtetues të së vërtetës. Aty lindi dituria, urtësia, shkenca dhe humaniteti me civilizime të shkëlqyera të kulturës grandioze e gërshetuar në tradita zemërngrohtësie shpirtërore.
Oxidenti Rimolend ose “Hënë” e errësisë toksore që rezaton kaltëri të ftohtë Atllantiku të mendjes së ngrirë e ngërthyer në ndjenja të acart dhe të ashpërt si therrëse të njemendësisë ego-megalomanik së oxiduar nga sekularizmi dogmatik mesjetar …
Oxident me një ftohtësi mendore e frizuar në stalakte të pandjesisë ndaj ngrohtësis shpirtërore të humbur në kohëra ku çdo gjë oxidon përball rezatimit të dritës optimiste për vlerat universale orientale…
Mesjeta e errët oxidentale emblematiku i filozofisë së keqësis, gjithjnë prodhon shkase për fushata ndaj të mirës orientale me preteks gllabërrim kulturash dhe pasuri vlerash shpirtëror dhe materiale të tyre.
Oxidenti gjithnjë shkaset për fushatat ndaj Orientit, do ti ndërlidh mbi shpëtimin e varrit të Jezusit” nga heretikët“… kurse sot po ai oxident instaloj “Israelin” në orient si vazhdimësi i shkakut të njëjt për të ndërmarr fushata të reja të shpëtimit të tij nga heretikët e ri !?
Mburoja e Orientit (Islamit) qëndron në moton : “Luftonie errësirën me drejtësi”.
Fanari i dritësimit të zgjimit evolutiv të Oxidentit Evropian nga Mesjeta e Errët drejt zbulimeve të reja së “Renesancës” do të frynte nga “Andaluzia Islame” e përqëndruar në truallin Spanjoll dhe vazhdimësia e saj në tri Kontinente dhe në Ballkan të “Halifatit Osman” !
Kuptohet se, Historia e Popujve të Botës është shkruar me fuqinë e Politikës të të Mëdhenjëve, kundrejt atyre të dobëtive dhe të pambrojturve. “Problemi është se në këtë botë, e mira dhe e keqja kanë ndryshuar pozicionet. E keqja adhurohet ndërsa e mira shkelet“, thotë Mark Twain.
Oxidenti për të mbajtur sa më larg drejtësinë hyjnore shpiku “izmat” me preteks të josh mendjet të trullosur kundrejt shpirtërores siç ishte shpikja e mashtrimit me “Protestantizmin Kapitalist’’ dhe sot ‘’Evangelizmin”, që mbeshtet doktrinën; ‘Vetëm këtu ka prosperitet (lumturri) dhe se kjo botë është vet parajsa”. Dmth, mbeshtetje nëbotën “materialo egocentriste”!
Egoizmi i oxidentit si në të kaluarën ashtu edhe sot tregoj fytyrën e saj të vërtetë gjatë dramës së refugjatëve lindor kur ai qëllimisht përmbysë barkat në Detin Mesdhe në vend se të ndihmoj dhe të përqafoj ! Këtë akt turpi mund ta demonstroj vetëm një mendje “Despotike e Oxidentit”!
Një prej mendje despotëve është Daniela Santanche, deputetja e Forza Italia, dhe njëkohësisht krahu i djathë i Silvio Berluskonit. Ajo ka deklaruar se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse, duke bërë të mundur mbytjen e gomoneve me emigrantë duke mos
lejuar nisjen e tyre nga bregu, ashtu siç bëri me shqiptarët më 1991-97!
Ajo gjithashtu deklaroi se nuk ka zgjidhje të tjera, më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur.
Pra, Oxidenti është plagijat dhe vjedhës i pasurive të huaja materiale dhe kulturore derisa Orienti është dhurues i 1001 zbulimeve shkencore Oxidentit e jo “1001 netët e orientit romantik” të shpifur nga dashakeqët orientalist.
Shejh Hamza Jusuf thotë; “Nuk paraqet ‘përparim’ nëse kanibalët fillojnë të hanë me pirunë, ata përsëri kanibalë mbesin”!
Oxidenti mbetet Civilizim i “Zhurmës” kurse Orienti mbet një Kulturë dhe Civilizim i “Qetësisë (Paqtores). Kjo është pjesë e jonë e identitetit, prej të cilës sot na turpërohemi, të cilën duam ta çrrënjosim nga vetja për t’u dukur sa më shumë me pamje të konstruktit të imagjinar “Rimilendit ose Evropës”, duke marrë shembull disa figura publike që përdorin termet “oriental”, “aziatik” ose “osman” në kuptim përbuzës.
Jezusi ose Isai a.s. me fjalë të qarta dhe të mprehta i’u drejtua shoqërisë së fajdexhinjve (Bankarëve), gjakatarëve dhe vrasësve, zemrat e të cilëve kanë qenë të ashpra, kurse ndjenjat kanë dështuar shoqërisë, priftërinjtë e së cilës janë marrë me mbledhjen e kamatave dhe me shitblerje duke i vënë tavolinat e veta në mes të tempullit (Mesdheut). Jezusi i përmbys këto tavolina dhe bërtet : “Shtëpia ime quhet shtëpi e lutjes, kurse ju e keni bërë shpellë për vjedhës”.
