Fillimi LajmeFokusTrump pretendon se SHBA-ja ka “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit

Trump pretendon se SHBA-ja ka “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit

nga Shekulli Agency

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai nuk i beson Iranit dhe pretendon se SHBA-ja aktualisht ka “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit, transmeton AA.

“Unë nuk i besoj Iranit. Pse po thoni se i besoj Iranit!? Unë jam personi i fundit që i besoj Iranit”, u tha Trump gazetarëve në bazën e përbashkët “Andrews” në Maryland pas udhëtimit të tij në Ohio.

“Ata më kanë gënjyer vazhdimisht”, shtoi ai.

“Ne kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit tani. Ata nuk kanë kontroll. Ne kemi kontroll të plotë. Ne e zotërojmë atë”, theksoi Trump.

Lindja e Mesme ka mbetur e tensionuar që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit në fund të shkurtit. Teherani dhe Washingtoni nuk kanë arritur ende marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund konfrontimit ndërkohë që mbyllja e Ngushticës së Hormuzit vazhdon të prishë zinxhirët globalë të furnizimit me energji.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies