Fillimi JavaVdes në Hagë krimineli i dënuar i luftës Ratko Mlladiq

Vdes në Hagë krimineli i dënuar i luftës Ratko Mlladiq

nga Shekulli Agency

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe krimineli i dënuar i luftës Ratko Mlladiq ka ndërruar jetë në njësinë e paraburgimit në Hagë, në moshën 84-vjeçare, njoftuan mediat serbe.

Mlladiq, i cili prej një kohe të gjatë vuante nga probleme shëndetësore, iu fsheh drejtësisë për 16 vjet, ndërsa u arrestua në Serbi në vitin 2011.

Nga Tribunali i Hagës ai u dënua për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve 1990.

Ai u shpall fajtor për krime të gjenocidit (në dy pika), krime kundër njerëzimit (në pesë pika) dhe krime lufte (në katër pika), të kryera në cilësinë e gjeneralit më të lartë në Ushtrinë e Republikës Sërpska dhe me synim krijimin e Republikës Sërpska.

Ratko Mlladiq po vuante në Hagë dënimin me burgim të përjetshëm, i cili iu konfirmua përfundimisht në vitin 2021.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies