Fillimi JavaZjarr në objektin e kompanisë saudite të naftës, Huthit marrin përgjegjësinë

Zjarr në objektin e kompanisë saudite të naftës, Huthit marrin përgjegjësinë

nga Shekulli Agency

Arabia Saudite tha të dielën se ekipet e zjarrfikësve kanë shuar një zjarr që shpërtheu në një objekt të kompanisë Saudi Aramco në Xhizan, ndërsa rebelët Huthi të Jemenit morën përgjegjësinë për sulmin, transmeton AA.

Ministria saudite e Energjisë konfirmoi se një zjarr kishte shpërthyer në një nga objektet e rafinerisë së Saudi Aramco-s në Xhizan, duke theksuar se nuk pati viktima.

Ekipet saudite të zjarrfikësve e kanë shuar zjarrin, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, mori përgjegjësinë për sulmin përmes platformës amerikane X, duke thënë se objekti është goditur me dron. Ai pretendoi se sulmi u krye si përgjigje ndaj sulmeve të pretenduara me dronë nga Arabia Saudite ndaj provincave Saada dhe Haxha të Jemenit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies