Ne FJALA përshëndesim vendimin e Gjykatës së Hagës për dënimin e përjetshëm të shqiptuar ndaj kriminelit serb, Ratko Mladiq.
Edhe pse ky dënim është i vonuar, është i merituar.
Ky kriminel, sëbashku me forcat e tij ushtarake dhe paramilitare kishte kryer gjenocid mbi popullatën boshnjake.
Po ky kriminel për vite me rradhë kishte qëndruar i lirë në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinëss, në mungesë të vullnetit të arrestimit të tij.
Kur i erdhi pleqëria “drejtësia” ndërkombëtare vendosi ta arrestoj!
Ne FJALA, kërkojmë që të dënohen edhe kriminelët e tjerë serb që ushtruan gjenocid mbi popullin e Kosovës, e jo ata të shëtisin të lirë.
FJALA,
Prishtinë, 22.11.2017