Fillimi SportSevilla konfirmon se trajneri Berrizo ka tumor malinj

Sevilla konfirmon se trajneri Berrizo ka tumor malinj

nga Shekulli Agency

Klubi spanjoll i futbollit Sevilla ka lëshuar një njoftim në të cilin lajmëron opinionin se trajneri i tyre argjentinasi Eduard Berizzo është diagnostifikuar me tumor malinj të prostatës.

Njoftimi u bë publik një ditë pasi Sevilla në ndeshjen e shkëlqyer luajti 3:3 me Liverpool-in në kuadër rë Ligës së Kampionëve, krahas faktit se në gjysmë lojë në stadumin “Ramon Sanchez Pizjuan” kishte disavantazh prej 0:3.

“Kontrollet që Berizzo do t’i bëjë periudhën e ardhshme do të përcaktojnë trajtimin mjekësor i cili do të nevojitet”, theksojnë nga Sevilla.

Trajnerin argjentinas, i cili këtë muaj mbushi 48 vjeç, Sevilla e angazhoi para fillimit të këtij sezoni pasi Jorge Sampaoli braktisi klubin dhe vendosi të marrë përfaqësuesen e Argjentinës.

Berizzo tre sezone ishte trajner i Celta Vigos, të cilën e dërgoi në gjysmëfinale të Liga Evropës dhe dy gjysmë finale të Kupës së Mbretit.

Sevilla pas 12 xhirove të luajtura në La Liga gjendet në pozitën e pestë më 22 pikë, 12 më pak se lideri Barcelona.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies