Fillimi LajmeFamilja mbretërore daneze ‘e befasuar’ nga shtyrja e vizitës së Trumpit

Familja mbretërore daneze ‘e befasuar’ nga shtyrja e vizitës së Trumpit

nga Shekulli Agency

Zëdhënësja e pallatit mbretëror të Danimarkës, Lene Balleby tha se vendimi i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për shtyrjen e vizitës së tij në Danimarkë muajin tjetër ishte “një befasi”.

Balleby sot deklaroi se familja mbretërore, e cila zyrtarisht e kishte ftuar Trumpin të vizitonte Danimarkën më 2 dhe 3 shtator, në kuadër të një udhëtimi evropian, ishte pa koment.

Trump njoftoi vendimin e tij përmes Twitterit pasi kryeministrja daneze kishte hedhur poshtë idenë e shitjes së Grenlandës SHBA-ve, duke e cilësuar si “një ide absurde”.

“Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të mrekullueshëm, por bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen, se ajo nuk ka interes të diskutojë rreth blerjes të Grenlandës nga SHBA-të, unë do të shtyj takimin tonë të planifikuar në dy javë për një afat tjetër”, ka shkruar Trump në Twitter.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga qeveria daneze.

/Anadolu Agency/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies