Fillimi PolitikëSoylu: SHBA takohet me grupin terrorist të ekstremit të majtë në Siri

Soylu: SHBA takohet me grupin terrorist të ekstremit të majtë në Siri

nga Shekulli Agency

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu tha se SHBA është takuar me Partinë Komuniste Marksist-Leniniste (MLKP) të jashtëligjshme dhe terroriste në Siri para dy javëve.

Në një intervistë për televizionin turk Haber Turk, Soylu tha: “Para 14 ditëve në Siri, amerikanët u takuan me MLKP (të cilën Turqia veçse e ka eliminuar në zonat rurale) dhe ne e dimë se çfarë është diskutuar aty”.

MLKP u themelua në vitin 1994 dhe në vitin 2007 u radhit në listën e organizatave terroriste aktive në Turqi.

Soylu gjithashtu përmendi se të martën në mbrëmje kanë konfiskuar një bombë mjaft të madhe e cila ishte rrugës drejt një qendre të rëndësishme në Turqi nga provinca juglindore Şanlıurfa.

Për emërimin e guvernatorëve provincial në tre provinca, ai tha se ajo ishte një vendim ligjor:

“Emërimi i kryetarëve të bashkive të qyteteve Van, Diyarbakir dhe Mardin është një vendim ligjor, nuk është politik”, tha ai.

Të hënën, Ministria e Punëve të Brendshme pezulloi kryetarët e bashkive të qyteteve Diyarbakir, Mardin dhe Van, Adnan Selcuk Mizrakli, Ahmet Turk dhe Bedia Ozgokce Ertan, duke emëruar guvernatorë provincial nga shteti për t’i zëvendësuar përkohësisht ata.

Ministria tha se kryetarët e bashkive tashmë përballen me raste në të cilat akuzohen për krime të tilla si vendosja ose përhapja e propagandës për organizatë terroriste ose anëtarësim në grup terrorist.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies