Fillimi LajmeFacebook bllokon mbi 30 mijë profile të rrejshme në Francë

Facebook bllokon mbi 30 mijë profile të rrejshme në Francë

nga Shekulli Agency

Facebook-u në Francë ka bllokuar më shumë se 30 mijë profile të rrejshme të cilat kanë shpërndarë informacione të rreme.

Udhëheqësi i ekipit të Facebook-ut për sigurinë Shabnam Shaik në një blog shkroi se kompania ka bllokuar mbi 30 mijë profile të rreme që shpërndanin dezinformata dhe lajme të rreme.

Shaik ka theksuar se ky veprim nuk ka përfshirë çdo profil të rremë, por vetëm ata që janë më aktive.

Ai shtoi se profilet e rreme janë përdorur për të mashtruar përdoruesit e tjerë me qëllim të përfitimit material.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies