Fillimi LajmeEurodeputeti Kovaçev: Qeveria VMRO-BDI, asgjë të përbashkët me BE-në

Eurodeputeti Kovaçev: Qeveria VMRO-BDI, asgjë të përbashkët me BE-në

nga Shekulli Agency

Andrej-Kovaçev

“Qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski është inkompatibile me vlerat e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa shumë media të cilat e kanë kiritikuar regjimin VMRO-BDI janë mbyllur, e më pas liderët opozitarë janë arrestuan nën akuza të rrejshme”, kështu ka deklaruar eurodeputeti Andrej Kovaçev në një intervistë për portalin “Europian Western Balkans”, duke shtuar se korrupsioni dhe emërimet politike janë të pranishme gjithkund.

Ai vlerëson se në Maqedoni duhet të ndryshohen shumë gjëra para se ajo t’i fillojë bisedimet aderuese me BE-në.

“Parlamenti dhe Komisioni shumë seriozisht i kuptuan problemet me Maqedoninë. Është shqetësuese se si pala maqedonase dhe mediat e kontrolluara nga pushteti në mënyrë selektive i lexojnë rekomandimet edhe ata që nuk iu përgjigjen i fshehin nga opinioni. Ngjashëm si me Serbinë, trashëgimia nga komunizmi jugosllave ende mund të shihet në disa nivele në shoqëri: mediat, politika dhe ekonomia. Përderisa shoqëria maqedonase nuk gjen mënyrë që ta tejkalojë këtë trashëgimi, dyshoj se BE do të bëhet realitet. Situata përkeqësohet çdo vit. Qeveria e Nikolla Gruevskit është inkompatibile me vlerat e BE-së, ndërsa shumë media të cilat e kanë kritikuar regjimin e Gruevskit janë mbyllur, ndërsa më pas liderët opozitarë u arrestuan nën akuza të rrejshme”, ka deklaruar eurodeputeti Kovaçev.

Eurodeputeti ka theksuar se qeveria e Maqedonisë, përpos problemit me Greqinë ka shkaktuar problem edhe me Bullgarinë duke refezuar nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë. /SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies