Fillimi LajmeErdogan: shpërblimi për Handke zbulon përbërjen e këtij komuniteti vampirësh

Erdogan: shpërblimi për Handke zbulon përbërjen e këtij komuniteti vampirësh

nga Shekulli Agency

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ndarja e Çmimit të Nobelit për Handke, i cili përfaqëson grupin e intelektualëve vampirë, zbulon përbërjen e këtij komuniteti vampirësh.

Presidenti Erdogan po ashtu falënderoi të gjithë liderët politikë që bojkotuan çmimin e diskutueshëm Nobel për Literaturë

Ceremonia e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave shkaku i vendimit për ndarjen e çmimit të letërsisë të këtij viti për Peter Handke, një shkrimtari austriak që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

77-vjeçarit Handke iu nda Çmimi Nobel për Letërsi përkundër përkrahjes së tij të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hag teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

Ai pretendoi se boshnjakët muslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk besoi se serbët kishin kryer gjenocid në Srebrenicë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, ndau çmimet në kryeqytetin Stokholm.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies