Fillimi LajmeAkar: Nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga S-400

Akar: Nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga S-400

nga Shekulli Agency

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga sistemi S-400.

Duke folur për AA, ministri Akar tha se për mbrojtjen dhe ruajtjen e Turqisë vazhdon procesi i furnizimit të sistemit me rreze të gjatë të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-400.

Ai tha se një grup i përbërë nga dy bateri të sistemit S-400 ka mbërritur ndërsa vazhdon faza e montimit të tyre.

“Kur themi montimi, kjo nuk nënkupton vendin, por do të kryhen punimet e montimit dhe testimit. Ndërkohë vazhdon trajnimi i personelit ku pritet të përfundojë në fund të dhjetorit. Personeli ynë aktualisht ndodhet në Rusi. Pas ardhjes ata do të kenë edhe një trajnim shtesë. Ata mësues do të vijnë në Turqi dhe do të vazhdojnë trajnimin e personelit ku ky montim do të përfundojë me shumë mundësi në verën 2020 dhe më pas do fillojnë aktivitetet. Ne po vazhdojmë punimet në këtë drejtim”, tha Akar.

“Kolegët e tyre po vazhdojnë punimet dhe bisedimet për grupin e dytë të sistemit. Në lidhje me këtë ne kemi disa kritere në kuadër të të cilave përfshihet transferimi i teknologjisë, prodhimi i përbashkët, eksporti i tyre i përbashkët, zhvillimi i teknologjisë, modernizimi etj. Derisa kryhen këto punime ne vazhdojmë edhe punimet tona në anën tjetër për sistemet Hisar dhe Siper. Shpresojmë se këto do të shfaqen në periudhën në vijim si prodhimet tona vendase kombëtare dhe do të vendosen në shërbim të forcave tona të armatosura. Punimet tona vazhdojnë në dy drejtime, në njërën anë me furnizimin e S-400 dhe në anën tjetër me punimet tona për prodhim kombëtar dhe vendas”, shtoi ai.

– “Në periudhën në vijim presim një zhvillim”

Ministri turk tha se po vazhdojnë marrëdhëniet me të gjitha palët lidhur me çështjen e menaxhimit të problemeve që sjell S-400 dhe se qëllimi në këtë pikë është mbrojtja e Turqisë dhe popullit të saj. Sipas tij, pas kësaj nuk duhet të kërkohet ndonjë gjë tjetër.

Akar thekson se si një vend i NATO-s vazhdojnë kontaktet me SHBA-të dhe vendet tjera.

“Sërish themi se SHBA është partneri ynë strategjik dhe presim të veprojë në përputhje me frymën e partnerit strategjik. Tashmë nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga ky sistem. Duhet të përqendrohemi se çfarë zgjidhjeje të gjejmë derisa është ky sistem”, tha ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies