Fillimi LajmeErdogan: Çlirimi i Al Babit nuk është fundi i operacioneve në Siri

Erdogan: Çlirimi i Al Babit nuk është fundi i operacioneve në Siri

nga Shekulli Agency

“Operacioni për çlirimin e Al Babit ka përfunduar, por kjo nuk do të thotë fundin e procesit. Në rast të një marrëveshjeje me koalicionin, SHBA-të dhe Rusinë do të marrim hapa edhe në Munbixh dhe Rakka”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se përfundimi i operacionit për çlirimin e qytetit sirian Al Bab nga terroristët e DEASH-it, nuk do të thotë fund i operacioneve dhe luftës kundër terrorizmi, për të shtuar se Turqia edhe më tej do të jetë e pranishme në tryezat negociatore, por edhe në terren.

Presidenti turk, të martën është nisur për një vizitë zyrtare në Pakistan, ndërsa para nisjes iu drejtua gazetarëve në aeroportin “Ataturk”, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në Siri.

“Operacioni për çlirimin e Al Babit ka përfunduar, por kjo nuk do të thotë fundin e procesit. Në rast të një marrëveshjeje me koalicionin, SHBA-të dhe Rusinë do të marrim hapa edhe në Munbixh dhe Rakka. E gjithë kjo do të bëhet në bashkëpunim edhe me Rusinë e cila është këtu afër, por edhe me aleatin strategjik, Amerikën dhe partnerët e tjerë të koalicionit”, tha Erdoğan.

Kreu i shtetit turk deklaroi se Turqia nuk mund të shikojë nga larg zhvillimin e situatës. “Më herët shikonim nga larg, vështronim, por kjo na ka kushtuar. Nga tani, do të jemi në tryezën e negociatave por edhe në terren, dhe këtë ua themi të gjithë miqve dhe aleatëve tanë të cilët janë këtu”, tha më tej presidenti i Turqisë.

Erdoğan tha se Turqia nuk ka ndërmend të qëndrojë brenda Sirisë, por qëllimi i saj është që të çlirojë Rakkan dhe t’ua lë qytetin banorëve të tij.

Presidenti turk në Islamabad do të marrë pjesë në samitin e 13-të të liderëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), por do të mbajë edhe disa takime bilaterale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies