Fillimi LajmeDiyarbakir, terroristët e PKK-së sulmojnë disa policë, katër të plagosur

Diyarbakir, terroristët e PKK-së sulmojnë disa policë, katër të plagosur

nga Shekulli Agency

turqi-sulm

Terroristët kryen një sulm të armatosur mbi oficerët e policisë kur ata ishin në një restorant. Nga ky sulm u plagosën tre policë dhe një civil.

 

Në sulmin e armatosur të pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në Yenisehir, pranë qytetit juglindor turk të Diyarbakirit, janë plagosur katër persona, përfshirë tre policë dhe një civil.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA, terroristët kryen një sulm të armatosur mbi oficerët e policisë kur ata ishin në një restorant. Nga ky sulm u plagosën tre policë dhe një civil.

Të plagosurit janë transportuar në Qendrën Klinike të Dicle, ndërsa njëri nga policët është i plagosur në gjendje të rëndë.

Shefi i policisë në Diyarbakir ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa forcat e sigurisë filluan një aksion në kërkim të terroristëve.

 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies