Fillimi Opinion/AnalizaGJEOPOLITIKA E RREZIKSHME E BALLKANIT DHE SHTETIT TË PAQËS – GREQI

GJEOPOLITIKA E RREZIKSHME E BALLKANIT DHE SHTETIT TË PAQËS – GREQI

nga Shekulli Agency

 

savash-veliu

Savash VELIU

Greqia është një shtet i kurdisur më vitin 1830, por ajo në asnjë kohë nuk arriti të bëhet shtet. Ajo u fabrikua në saje të politikës së “Fuqive të Mëdha” që do të shërbej sot e kësaj dite si “paravan shtet” duke fshehur pas vetes strategji të mëdha gjeopolitike për të kontrolluar hyrje-daljet në Detin Mesdhe dhe në Lindje të Afërt.
Siç u formua një kohë ish Serbo-sllavia Mbretërore dhe ajo Jugosllavia Titoiste ashtu u fabrikua edhe shteti Grek me shkas për t’i copëtuar tokat Shqiptare në disa shtete të ndara. Serbo-sllavia dhe Greqia pasuan si shtete që do të merrninë hise në atë copëtim të sajuar nga Britania, Franca dhe Rusia duke u mbështetur më pas unanimisht edhe nga SHBA’ja, në “Konferencën e Ambasadorëve” të Londrës – 1913!
Plani u sajua përball interesave strategjike Gjermane e cila kërkonte rëshqitjen në Bosnje dhe prej aty drejt kufijve të Kosovës që lehtësisht të del në Selanik duke u bashkuar në Bosfor me Turqinë e dobësuar për t’i kontrolluar më leht bazenet e naftës së Irakut. Dmth, kjo lë të kuptojmë se, Greqia ishte një shtet të kuptimit “tampon Zone” mes dy “Fuqive të shkuar të Globit – Turqisë dhe Austro-Hungarisë”!
Kështu Serbo-sllavia do të mbante të shkelur tokat shqiptare dhe ato sllavo-katolike për të cilën gjë nga Bota Perëndimore do të merrte donacione të majme si në armatim ashtu edhe në kredi të pakthyeshëm duke u ngritur në një shtet të fuqishëm ushtarak. Gjithashtu Greqia u forconte artificialisht si në ekonomi ashtu edhe ushtarakisht përball shqiptarëve, e që ishte më kryesore karshi Turqisë së kushtëzuar me marrëveshje të ndryshme armiqsore në dëm të madh për popullin turk.
Në shtetin Grek kurrë nuk ka ekzistuar dhe ende sot nuk ekziston Kadastroja shtetërore, e nëse kjo nuk ekziston atëherë Tatimi si I tillë nuk mund të mblidhet!
Por duhet kuptuar se, sot sërish përsëritet loja e “Luftës së Parë Botërore” ku Gjermania po atakon Ballkanin Jug-Lindor. Njëra prej kushteve që Gjermania i’a mbështes tani Greqisë është edhe themelimi i një Institucioni të pavarur statistikor. Nëse Statistikë nuk ekziston atëherë si do të ndiqet një politikë ekonomike? Gjë të cilën Greqia nuk e ka!
Kushtetuta Greke thotë ; “Kisha Ortodokse dhe Armatorët” nuk japin tatim. Dmth, ai që ka para në Greqi ai atë para nuk e jep! Si shembulli më eklatant është familja e milijarderit Onazis e cila tatim nuk paguan! Gjatë krizës së fundit grekët brenda ditës nga Bankat kishin drejt të tërheqin vetëm 60 euro, por ndodhi që pa u mbyllur bankat ata jashta në Perëndim tërhoqën 100 miliard Euro. Këta para u transferuan jashtë për të mos i dhënë në tatim.
Ky shtet fabrikat Grek, nuk ka asnjë vetdijisim, asnjë parim nacional dhe është një konglomerat që nuk ka edhe një Pushtet të vetin. Deri sot kreatura Greke jetonte në rangun e Kapitalizmit Ndërkombëtar gjë kjo që jep në dije se, Gjermania ka marrë pas vete në dorë UE’në dhe më te pretendon të arrij sërish deri në portin Selanik.
Por kësaj rradhe Gjermania aty po përballet me një Turqi të re, e cila një kohë pas shpine e kishte provuar thikën gjermane. Tani para tyre qëndron “Turqia e re” si një “Fuqi Rajonale” dhe fortifikatë e fortë përball invazioneve perëndimore që pretendojnë të arrijnë në bazenet e naftës së Lindjes së Afërt”, dhe kjo bënë që të sajohen plane dinake kërcënuese mbi Turqinë si lojëra të rrezikshme për gjithë rajoninë!
Jo rastësisht u kurdis në pushtet një parti të ekstremit të majtë në Greqi me frymë proruse, e cila kundërshton pagesën e borxheve ndaj EU-së, ndjek vijën pro-ruse në luftën ruso-ukrainase, ngjall rrezikun nga rritja e nacionalizmit grek. Ajo që befason është që qeveria greke është radhitur në anën ruse duke e konsideruar atë një fortifikatë kundër hegjemonisë globale amerikano-perëndimore.
Por, këtu nuk duhet haruar se edhe Gjermania Merkeliste ka lidhje të ngushta ekonomiko-strategjike me Rusinë Putiniste… Dhe kështu ky kërcënim kërcënon që i tëri Ballkani dhe Lindja e Afërt sërish të kthehen në një një “Fuçi Baruti” të re duke filluar sipas indikacioneve të analistëve prej fabrikatit “Greqi”!!!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies