Fillimi LajmeDigjet nje xhami ne France, autoritetet denojne ngjarjen

Digjet nje xhami ne France, autoritetet denojne ngjarjen

nga Shekulli Agency

xhamia-franc

Paris – Digjet nje xhami ne France duke iu vene zjarri me benzine.

 

Prokurori Pierre Aurignac ne nje deklarate me shkrim ka theksuar se kane percaktuar se zjarri nje dite me pare ne xhamine Auch ne qytetin Auch ne jug te vendit eshte vendosur qellimisht.

Aurignac i cili ka vene ne dukje se gjate hetimeve eshte percaktuar se 70 periqnd e xhamise eshte djegur me benzine, ka theksuar se gjithashtu do te vazhdojne kerkimet per gjetjen e autoreve te ngjarjes.

Pas deklarate se Prokurorise ne lidhje me ngjarjen edhe Presidenti francez, François Hollande denoi kete ngjarje.

Ne nje deklarate me shkrim nga rezidenca Elysee duke u vene ne dukje se zjarri ka qene i qellimshem eshte theksuar se “sulmi ndaj xhamise eshte nje sulm i hapur ndaj vlerave te Republikes”.

Ne deklarate gjithashtu eshte terhequr vemendja duke u theksuar se komuniteti musliman duhet te jetoje lirisht besimin e tij dhe ne nje mjedis te sigurte.

 

Shekulli Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies