Fillimi LajmeDanimarka kundër refugjatëve

Danimarka kundër refugjatëve

nga Shekulli Agency

refugjate-605x358

Ndërsa Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca deklaruan se do të presin më shumë refugjatë, Danimarka dhe Hungaria po përdor çdo mjet për t’i dekurajuar. Përmes një njoftimi të publikuar në gazetat më të mëdha në Liban, Ministria Daneze e Integrimit u bën thirrje refugjatëve të mos shkelin në Danimarkë, por më mirë të zgjedhin një vend tjetër.

Reklama e publikuar në disa gjuhë, edhe në arabisht, nënvizon rregullat e forta si psh: Do të duheshin pesë vjet për të fituar leje qëndrimin, rregullat e forta për mësimin e gjuhës daneze apo se të gjithë ata që kanë siguruan lejeqëndrimi të përkohshëm, nuk mund të marrin familjen, në vitin e parë të qëndrimit të tyre.

Përse Qeveria Daneze zgjodhi pikërisht Libanin për të bërë fushatën e saj antiemigrantëve? Në këtë vend kanë mbërritur 1.4 milionë refugjatë sirianë, shumë prej të cilëve jetojnë në kushte të vështira. Inger Stojber, ministrja daneze e Integrimit, e cituar nga EuObserver tha se fushata kushtoi 30 mijë euro, sa do të shpenzohej për të pritur një emigrant përgjatë një vit.

Njoftimi u publikua në kohën kur në Danimarkë kanë mbërritur 300 refugjatë nga Austria dhe Gjermania. Një tjetër vend që jep shembuj kundër emigrantëve është edhe Hungaria, ku në orët e para të së martës policia u përlesh me rreth 200 refugjatë sirianë, të ardhur nga kufiri me Serbinë, madje përdori edhe gazin lotësjellës për të ndaluar rrugën e tyre drejt Budapestit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies