Fillimi LajmeÇavusoglu nesër viziton Shqipërinë

Çavusoglu nesër viziton Shqipërinë

nga Shekulli Agency

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, të mërkurën do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri.

“Me Shqipërinë vëllazërore do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe mundësitë e bashkëpunimit. Do të ndahen përvojat mbi proceset e pranimit në BE, ndërsa pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare do të shkëmbehen gjatë vizitës”, tha sot në një deklaratë Ministria e Jashtme turke.

Ankaraja ka ndihmuar shqiptarët në nevojë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shpërndau 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për viktimat e tërmetit vdekjeprurës në veriperëndim të Shqipërisë nëntorin e kaluar.

Po ashtu, Turqia ka filluar ndërtimin e 500 shtëpive për viktimat e tërmetit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies