Fillimi PolitikëKryeministri i Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shqipëri, ndërsa është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Ceremonia zyrtare e pritjes është organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të ministrave të kabineteve qeveritare dhe zyrtarëve të tjerë nga të dy vendet.

Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Kurtit si kryeministër i Kosovës, ndërsa ai do te realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë.

Pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, kryeministri i Kosovës do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryparlamentarin Gramoz Ruçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, si dhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kujtojmë se Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti filloi zyrtarisht detyrën disa ditë më parë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies