“Recep Tayyip Erdogan është një njeri i kauzës, njeri i popullit, një mbrojtës i palëkundur i Turqisë së madhe” u shpreh Yildirim…
Binali Yıldırım, i cili në Kongresin e 2-të të Jashtëzakonshëm të AK Partisë është kandidat i vetëm për drejtimin e kësaj partie, gjatë fjalimit të tij tha se ndërrimi i stafetës është vetëm dhe vetëm një mjet për hapjen e dyerve të shërbimeve të reja ndaj popullit.
“Recep Tayyip Erdoğan është një njeri i kauzës, njeri i popullit, një mbrojtës i palëkundur i Turqisë së madhe. Gjithmonë me kokën lart kemi shprehur ‘unë jam bashkudhëtar, shok i fatit, mik shpirtëror i Recep Tayyip Erdoğan në këtë udhë‘. Edhe pas kësaj do të vazhdojmë po të njëjtën. I nderuar president japim fjalën se kauza jote është kauza jonë, udha jote është udha jonë, pëlqimi yt pëlqimi ynë”, u shpreh Yıldırım.
– “Do të vazhdojnë operacionet deri në përfundim të akteve të organizatës terroriste të PKK-së”
Yıldırım duke cekur aktet terroriste në vend u shpreh se: “Nga këtu deklaroj para popullit tim se këto operacione do të vazhdojnë derisa të vendoset siguria e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë në rajon dhe deri kur të vendoset qetësia. Këto operacione do të vazhdojnë deri kur të përfundojnë këto sulme ndaj qytetarëve, civilëve dhe forcave tona të sigurisë. Këto operacione nuk do të reshtin deri kur organizata terroriste me duar të përgjakura PKK ti japë fund akteve të saj të armatosura.”
Ai ka vënë në dukje se nuk do të tolerojnë kurrë strukturimet paralele dhe çetat separatiste. “Në këtë vend tradhtarët nuk do të kenë vend kurrë. Gjithkush duhet ta dijë mirë se në Turqi ka vetëm një Shtet dhe është Republika e Turqisë. Ne nuk do të lejojmë kurrë që dikush të garojë me shtetin si në mundje dore”, – ka theksuar Yıldırım.