Fillimi LajmeBotaVetëm 20 vjeç, kapet me gjysmë kg kokainë e 15 mijë euro

Vetëm 20 vjeç, kapet me gjysmë kg kokainë e 15 mijë euro

nga Shekulli Agency

arestim-111-448765Vetëm 20 vjeçar, një shqiptar ishte shndërruar në një nga shitësit më me rëndësi në Bollate të Milanos.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në një apartament ku iu gjetën 500 gram kokainë dhe një sasi parash prej 15 mijë eurosh. policia sekuestroi edhe 4 telefona celularë të përdorur nga i riu për të shitur lëndën narkotike tek klientët.

Agjentët e policisë ishin vënë në lëvizje për të kuptuar se kush qëndronte prapa furnizimit të tregtarëve me pakicë në zonë të lëndëve narkotike.

Ata identifikuan shqiptarin, i cili banonte në një apartament në Bollate të Milanos. Pas kontrollit të inspektimit, i riu është shoqëruar në burgun e San Vittore në Milano.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies