Fillimi LajmeBotaVdes bokseri legjendar, Muhammad Ali

Vdes bokseri legjendar, Muhammad Ali

nga Shekulli Agency

Muhammad-AliKa vdekur në moshën 74-vjeçare boksieri më i famshëm i botës, Muhammad Ali. Shëndeti i tij u përkeqësua pas një problemi të rëndë në frymëmarrje, e cila e futi atë në koma dhe më pas i mori jetën. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në një spital, në Feniks, Arizona.

Muhammed Ali i cili ka marrë pjesë në shumë ndeshje të rëndësishme të boksit gjatë jetës së tij dhe ka qenë fitues i shumë trofeve, njihet edhe me mbështetjen ndaj muslimanëve dhe njerëzve me ngjyrë në SHBA. Muhammed Ali që prej vitit 2014 për shkak të sëmundjes, herë pas herë shkonte në spital për kurim.

Emri i vërtetë i legjendës së boksit i cili vuante nga sëmundja Parkinson ishte, Cassius Marcellus Clay Jr. Ai pranoi Islamin në vitin 1964.

Muhammed Ali në vitet 1964, 1974 dhe 1978 është shpallur kampion botëror i boksit në peshat e rënda. Ai e ka mbrojtur këtë status në 19 ndeshje. Muhammed Ali nga 61 ndeshjet e zhvilluar ka arritur të fitojë 56 prej tyre. Ndërkohë para se të futej në boksin profesional, ai ka fituar medaljen e arit në Lojërat Olimpike të Romës, në vitin 1960.

Varrimi i tij do të bëhet, në qytetin e lindjes, në Louisville, Kentucky, ka bërë të ditur familja. Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies