36
Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” i cili u fillua nga Forcat e Armatosura Turke me qëllim për t’i mbështetur forcat e koalicionit, në 24 orët e fundit në Jarabulus dhe rajonin përreth janë realizuar 61 goditje me obusë të llojit Firtina (Furtuna) ndaj 20 pozicioneve të cilat u qëlluan saktësisht e që thuhet se u përkisnin grupeve terroriste, raporton (AA).