Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim në hapjen e Samitit Botëror Humanitar, ku ai ka theksuar se dhimbja nuk ka ngjyrë, gjuhë, racë dhe fe.
“Me këtë qasje Turqia sot zhvillon aktivitetet e sajë të ndihmave humanitare dhe të zhvillimit në më shumë se 140 vende të botës. Mirëpresim më shumë se 3 milionë migrantë sirian dhe irakian. Dua të përmend me një krenari të madhe se edhe nëse vazhdon ky proces i azilit, asnjëherë nuk do të mbyllim dyert tona ndaj njerëzve të cilët ikin nga bombat fuçi pa marrë parasysh sirian ose irakian, nuk do të mbyllim dyert tona ndaj njerëzimit”, u shpreh presidenti i Turqisë.
Erdogan ka pohuar se sistemi aktual fatkeqësisht është i pamjaftueshëm përballë problemeve emergjente të njerëzimit. Ai ka shtuar se barrën e sistemit që nuk jep zgjidhje ndaj problemeve po e mbartin vetëm disa vende të caktuara dhe ka theksuar se tashmë të gjithë duhet të kryejnë përpjekje në këtë çështje.