Fillimi LajmeBotaTurqia i dërgon SHBA-ve kërkesë për arrestimin e kreut të FETO-s, Gylen

Turqia i dërgon SHBA-ve kërkesë për arrestimin e kreut të FETO-s, Gylen

nga Shekulli Agency

Ministria e Drejtësisë e Turqisë kërkon arrestimin e përkohshëm të kreut të FETO-s, Fetullah Gylen, me arsyetimin se “ka urdhëruar, ka komanduar” tentativën për grusht shteti

feto-76555Ministria e Drejtësisë e Turqisë ka kërkuar arrestimin e përkohshëm të kreut të Organizatës Terroriste FETO, Fetullah Gylen, me arsyetimin se “ka urdhëruar, ka komanduar” tentativën për grusht shteti më 15 korrik dhe në këtë mënyrë ministria parashtroi kërkesën e parë për arrestim deri tek SHBA-të në lidhje me tentativën për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka siguruar nga zyrtarë të ministrisë, Ministria e Drejtësisë e Turqisë ka dërguar kërkesë me shkrim deri te Departamenti Amerikan i Drejtësisë për arrestimin e përkohshëm të Gylenit në lidhje me tentativën për grusht shteti.

Në kërkesën për arrestimin e përkohshëm të Gylenit thuhet se kreu terrorist Gylen ka urdhëruar dhe ka komanduar tentativën e përgjakshme për grusht shteti më 15 korrik.

“Kërkohet arrestimi i personit në fjalë, i cili krahas shumë krimeve në vendin tonë, ka dhënë urdhrin edhe për tentativën e përgjakshme për grusht shteti më 15 korrik 2016”, thuhet në kërkesën e Ministrisë.

“Tentativa për grusht shteti u bë me urdhrin dhe komandën e Gylenit”

Në kërkesën me shkrim është bashkangjitur edhe vendimi i Gjyqit Penal të Dytë të Ankarasë. Krahas kësaj, në kërkesën e parashturar qëndron se një pjesë e personelit ushtarak me grada të ndryshme brenda Forcave të Armatosura Turke të bindura ndaj Gylenit i cili jeton në Pensilvanya të SHBA-ve, ka ndërmarrë tentativë për grusht shteti ushtarak nën urdhrin dhe komandën e Gylenit.

Në tekstin e kërkesës po ashtu janë shtuar edhe dëshmitë që janë siguruar në kuadër të hetimeve, që aludojnë në urdhrin dhe udhëzimet e Gülenit për ndërmarrjen e tentativës për grusht shteti.

Me tentativën për grusht shteti, Gylen ka kryer krimet “Vrasje e qëllimshme në mënyrë të kualifikuar; Atentat ndaj presidentit të shtetit; tentativë për largimin e rendit kushtetues; tentativë për asgjësimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë ose pengimin e punës së tij; tentativë për asgjësimin e Republikës së Turqisë ose pengimin e detyrës së saj; dhe themelim dhe drejtim të organizatës terroriste”, dhe kërkohet për këto krime, bëhet e ditur në deklaratë. Gjithashtu theksohet se ndaj Gylenit parashihet 10 deri në 15 vite dënim me burg për krimin ‘themelim dhe drejtim të organizatës terroriste’, dhe burgim i përjetshëm për krimet e tjera”.

Në tekstin e Ministrisë së Drejtësisë qëndron se kërkesa për arrestimin e përkohshëm të Gylenit është brenda kornizave të nenit 10 të “Marrëveshjes për ekstradimin e fajtorëve dhe ndihmë të ndërsjellë në punët penale” mes Turqisë dhe SHBA-ve.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë edhe para tentativës për grusht shteti kishte dërguar deri te SHBA-të katër dosje të veçanta në lidhje me krimet e kryera nga FETO dhe po ashtu kishte bashkangjitur kërkesë për arrestim të përkohshëm.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies