Fillimi LajmeBotaTurqia godet objektivat e PKK-së në juglindje të vendit

Turqia godet objektivat e PKK-së në juglindje të vendit

nga Shekulli Agency

avi-turUshtria e Turqisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë goditur nëntë objektiva të organizatës terroriste PKK në juglindje të vendit.

Gjatë sulmeve të cilat u kryen të premten vonë në Semdinli, provinca Hakkari, në kufi me Irakun dhe Iranin, u shkatërruan të gjitha nëntë objektivat e PKK-së, tha shtabi i përgjithshëm turk në një deklaratë.

Organizata separatiste e PKK-së gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, ndërsa bëhet fjalë për një grup i cili tashmë mbi tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies