Presidenti i Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK), prof. dr. Arif Ergin, deklaroi se së afërmi do të fillojnë përdorimin e teknologjisë së kriptografisë kuantike në fushën e sigurisë kombëtare.
Sipas ditores “HaberTürk”, Në këtë suazë, midis njësive strategjike të shtetit do të instalohen linja transmetuese me kripto-module kuantike, dhe vjedhja e të dhënave do të bëhet e pamundur.
Falë kësaj teknologjie, të dhënat do të vetasgjësohen në çastin e parë që sistemi detekton ndërhyrjen e një pale të tretë, ndërsa bisedat telefonike ndërmjet burrave të shtetit nuk do të mund të përgjohen më, si në rastet e zbuluara kohëve të fundit nga Wikileaks.
/TRT/