Fillimi LajmeBotaSkandal: Kryqi provokues nuk prish koalicionin e BDI-së me VMRO-në në Butel

Skandal: Kryqi provokues nuk prish koalicionin e BDI-së me VMRO-në në Butel

nga Shekulli Agency

bdi-432-111-54Këshilltarët e BDI-së kanë bë një prononcim skandaloz lidhur me ndërtimin e kryqit gjigant në Butel. Ata nuk kanë guxuar në asnjë moment të kritikojnë VMRO-DPMNE-në për këtë kryq edhe pse këshilltarët e kësaj partie kanë miratuar këtë vendim, por kanë akuzuar nëj organizatë margjinale maqedonase. Edhe pse e vlerësojnë si provokim, në asnjë moment nuk kanë përmendur mundësinë për të lëshuar koaliconin me VMRO-DPMNE-në në Butel, që hedh dyshim të madh në sinqeritetin e deklaratës së tyre dhe krijon bazë për të dyshuar se këtë deklaratë e kanë bë vetëm për të manipuluar shqiptarët që ndihen të provokuar nga kryqi gjigant që do të ndërtohet. Dyshimet bëhen më të mëdha edhe për faktin se këshilltarët e BDI-së nga Buteli nuk kanë kërkuar as ndërprejen e koalicionit VMRO-BDI në nivel të Shkupit, ose në nivel shtetëror.

Press i këshilltarëve të BDI-së në komunën e Butelit:

Ne përfaqësuesit e BDI-së në Komunën Butel të Shkupit, publikisht shprehim pakënaqësinë tonë të skajshme dhe të mbarë popullatës shqiptare të kësaj komune, kundër vendimit jolegjitim të shumicës së këshilltarëve maqedonas, për vendosjen e një kryqi gjigant në Butel.

Rikujtojmë opinionin publik dhe të gjitha instancat shtetërore dhe ato ndërkombëtare, se aspak nuk është respektuar procedura legale nëpër organet e Këshillit, dhe se nuk është marrë parasysh Parimi i Badenterit, i cili në këtë rast është normë ligjore.

Përmes këtij reagimi, ne ritheksojmë se nuk jemi kundër kryqit apo fesë tjetër, meqë deri më tani edhe në Butel janë ndërtuar shumë kisha ortodokse, dhe kjo ne nuk na ka penguar. Populli shqiptar është i dëshmuar për tolerancën fetare.

Mirëpo, në rastin konkret shihet qartë se bëhet fjalë për një provokim të hapur ndaj afër 50 përqindëshit të popullatës Butelit, e cila nuk i takon fesë ortodokse.

Tani nga qarqe të caktuara dhe të dëshmuara si antishqiptare, siç është Kongresi Botëror Gjithëmaqedonas, përkrahur ndoshta edhe nga rrymat politike, po përdoret feja për revanshizëm politik. Kjo është shumë e rrezikshme jo vetëm se për mirëqenien dhe bashkëjetesën ndërmjet  bashkësive të ndryshme etnike e fetare në këtë komunë, por edhe për mbarë vendin.

Prandaj, kërkojmë publikisht nga kreu i Komunës së Butelit dhe nga këshilltarët e partive maqedonase, që seriozisht ta rishqyrtojnë këtë vendim të mbapshtë e jolegjitim, dhe këtë provokim të hapur antishqiptar e antiislam. Në të kundërtën, ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi në rast se ky akt ndikon në prishjen e raporteve ndëretnike e ndërfetare, apo nëse gjendja e sigurisë do të del nga kontrolli.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies