Fillimi LajmeBotaSulm terrorist ndaj aeroportit në Diyarbakır

Sulm terrorist ndaj aeroportit në Diyarbakır

nga Shekulli Agency

Anëtarë të organizatës terroriste PKK kanë sulmuar me raketë aeroportin e Diyarbakır-it

aer-diyarbakırSipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë thuhet se një grup militantësh të PKK-së kanë hedhur një raketë në drejtim të godinave të aeroportit i cili gjendet në qytezën Bağlar të Diyarbakır-it.

Burimet thanë se si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur viktima apo të lënduar, ndërkohë ka pasur dëmtime të pjesshme në godinën e këtij aeroporti.

Pas kontrolleve rutine të policisë lokale fluturimet në këtë aeroport kanë rifilluar.

Nga ana tjetër policia ka njoftuar se ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve.

“Nuk bëhet fjalë për vonesa apo anulime fluturimesh”

Në një deklaratë me shkrim Prefektura e Diyarbakır-it ka thënë se sulmi ka ndodhur rreth orës 00:04, ku një grup terroristësh kanë sulmuar aeroportin nga rruga. Prefektura thotë se shënjestra e këtij sulmi ishte pika e kontrollit të policisë në të.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se si pasojë e sulmit kanë pësuar dëmtime xhamat e hyrjes VIP të këtij aeroporti dhe se për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

“Në lidhje me ngjarjen ka nisur një operacion i gjerë për kapjen e autorit apo autorëve. Nuk bëhet fjalë për vonesa apo anulime të fluturimeve. Ne do të vazhdojmë të publikojmë detaje në lidhje me këtë ngjarje” thuhet më tej në deklaratën e Prefekturës së Diyarbakır-it.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies