Fillimi LajmeBotaStamboll, policia bastis redaksinë e revistës që mbështet terroristët

Stamboll, policia bastis redaksinë e revistës që mbështet terroristët

nga Shekulli Agency

Aksionin e ka mbështetur një ekip zjarrfikës dhe një ekip policor nga helikpoteri, ndërsa ekipeve speciale u nevojitej një orë e gjysëm që të hynë në objekt

pol-turqi-0988Policia turke sot në mëngjes ka kryer bastisje në redaksinë e revistës “Yuruyus”, e cila mbështet organizatën terroriste DHKPC, ndërsa me këtë rast janë arrestuar pesë persona, raporton (AA).

Një zyrtar i paemëruar policor për AA tha se pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër terrorizmit me mbështetje të policisë speciale ka bastisur zyret e revistës në lagjen Sultangazi të Stambollit.

Aksionin e ka mbështetur një ekip zjarrfikës dhe një ekip policor nga helikpoteri, ndërsa ekipeve speciale u nevojitej një orë e gjysëm që të hynë në objektin muret e të cilës për brenda ishin përforcuar me korniza çeliku.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies