Bio-sensori mund të monitorojë efektin e ilaçeve kundër kancerit dhe ndikimin e tyre në trupin e njeriut si dhe të monitorojë dëmtimin e mundshëm të ADN-së
Inxhinierët turq kanë zhvilluar një bio-sensor unik i cili mund të monitorojë te pacientët efektet e ilaçeve që përdoren kundër kancerit.
Sensori automatik dhe elektro-kimik është zhvilluar me ndihmën e Këshillit Hulumtues Shkendor Teknologjik të Turqisë (TUBITAK), Qendrës Informatike dhe Informative për Hulumtime të Sigurisë (BILGEM) dhe nga Universiteti Teknik, Gebze.
Rektori i universitetit, Haluk Gorgun tha se pajisja paraqet një tregim të suksesshëm për Turqinë.
“Bio-sensori mund të monitorojë efektin e ilaçeve kundër kancerit dhe ndikimin e tyre në trupin e njeriut si dhe të monitorojë dëmtimin e mundshëm të ADN-së”, tha Gorgun.