Fillimi LajmeBotaSirianët e zhvendosur në kampe të shqetësuar nga ardhja e dimrit

Sirianët e zhvendosur në kampe të shqetësuar nga ardhja e dimrit

nga Shekulli Agency

Në kampin Berika i cili ndodhet në rajonin rural Kunejtra në jug të Sirisë në kufi me rajonin Golan nën pushtimin izraelit kanë nisur punime intensive për t’u përgatitur për stinën e dimrit

ref-sir-65444Sirianët që kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe të cilët janë strehuar në kampet e çadrave në zonat e sigurta, me shpresën për t’u mbrojtur nga ftohti i dimrit që po afron kanë nisur të ndërtojnë shtëpi prej guri, balte (qerpiqi) dhe llamarinat e zinkut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kampin Berika i cili ndodhet në rajonin rural Kunejtra në jug të Sirisë në kufi me rajonin Golan nën pushtimin izraelit kanë nisur punime intensive për t’u përgatitur për stinën e dimrit. Sirianët të cilët qëndrojnë në çadra të improvizuara në kamp duke ndërtuar shtëpi më të mbrojtura kërkojnë që të mbrohen sadopak nga vështirësitë që kanë kaluar në stinët e mëparshme të dimrit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies