35
Si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri, në muajin prill në Halep jetën e kanë humbur 347 civilë.
Qendra për Dokumentacion të Halep-it, njofton se në sulmet ajrore të regjimit në muajin prill në Halep mbetën të vrarë 347 civilë, 38 nga këto gra dhe 76 fëmijë. Gjithashtu u theksua se nga të vdekurit 7 janë punonjës të shëndetësisë dhe 5 punonjës të mbrojtjes civile.