Fillimi LajmeBotaSiri, në muajin mars janë vrarë 623 civilë

Siri, në muajin mars janë vrarë 623 civilë

nga Shekulli Agency

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), bëri të ditur se gjatë muajit mars në konfliktet në Siri më së shumti nga sulmet e regjimit kanë humbur jetën 623 civilë

siri-123-45667854Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), bëri të ditur se gjatë muajit mars në konfliktet në Siri më së shumti nga sulmet e regjimit kanë humbur jetën 623 civilë.

Në një deklaratë me shkrim nga SNHR-ja thuhet se që nga vendosja në zbatim të Marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në cilësinë e armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm në Siri deri më tani nga sulmet e regjimit jetën e kanë humbur 382 persona, 10 nga sulmet e PYD-së, 13 nga sulmet e Rusisë ndërsa të tjerët kanë humbur jetën nga sulmet e organizatave të ndryshme terroriste si DAESH.

Në deklaratë theksohet se nuk kanë të mbaruar shkeljet e kryera nga regjimi ndërsa nuk ka të dhëna se sa persona kanë humbur jetën nga opozitarët ku emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye të sigurisë dhe të cilët në shumicën e rasteve luftojnë jashtë qyteteve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies