48
(SHQIPËRI): Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin nga burgu të ish-ministrit Spiro Ksera, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe vjedhjen e 30 mln lekëve. Togat e zeza kanë vendosur se Spiro Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Një muaj më parë, në 9 Mars, Ksera kërkoi rekurs për lirimin e tij nga burgu ndërkohë që Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e tij dhe la sërish në burg Spiro Kserën.