Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është shpërbërë në pajtim me vendimin që e votuan deputetët më 23 shkurt me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është shpërbërë në pajtim me vendimin që e votuan deputetët më 23 shkurt me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.
Kryetari i Kuvendit Trajko Velanoski pas prononcimit të deputetëve për pikat e rendit të ditës të seancës së 98-të deklaroi se me këtë përfundon mandati i përbërjes aktuale parlamentare.
Deputetët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë nuk morën pjesë në seancën. Edhe përkundër kërkesës së tyre nuk u thirr seancë urgjente në të cilën do të konstatoheshin dorëheqjet e ministrave dhe zëvendës/ministrave që paraprakishtë gjatë ditës i dorëzuan deri te kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev.
– LSDM nuk merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit –
Nga ana tjetër lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zeav përmes një preskonference tha se partia të cilën e drejton ai nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje.
“Me muaj së bashku luftojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike, që të kthehet parimi themelor demokratik, një njeri një votë. Që të kthehet e drejta e të menduarit ndryshe. Marrëveshja e Përzhinës u nënshkrua që kjo të sigurohet. Lista zgjedhore nuk është pastruar, reformat në mediume nuk janë pranuar, trysnitë vazhdojnë. LSDM nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje”, u shpreh lideri i LSDM-së Zaev.
Me marrëveshjen politike qershor/korrik të vitit 2015 e arritur nga katër partitë më të mëdha politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare, u dakordua që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, por ky vendim u ndryshua me propozim të BDI-së me mbështetje të VMRO-DPMNE-së. LSDM nuk votoi ndonëse kërkonte anulimin e zgjedhjeve, për shkak të siç theksonin mospërmbushjen e kushteve për zgjedhje korrekte, demokratike dhe kredibile.