Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas vendimit për shpërbërje të Kuvendit, ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën ka thënë se pa zgjedhje të lira nuk ka liri.
“Nikoll Gruevski në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjen e Përzhinos. Reformat në media nuk u pranuan. Nuk dorëzohemi nga principet në të cilët insistojmë. Në emër të principeve në emër të demokracisë. LSDM nuk dot ë marrë pjesë në këto zgjedhje të rrejshme”, ka thënë lideri i LSDM-së Zoran Zaev, raporton SHENJA.
Ai ka thënë se tërë ditën ka qenë në bisedime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, në të cilën u është thënë se LSDM nuk heq dorë nga principet që të shkohet në zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Zaev refuzoi të thotë nëse Marrëveshja e Përzhinos është e vdekur, por pohoi se Kuvendi është shpërbërë pa u plotësuar kushtet e asaj marrëveshje.
Ai tha se nuk do të ndalen derisa ta rikthejnë demokracinë në Maqedoni “ose Gruevski ose Maqedonia”.
/SHENJA/