Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahet më 8 nëntor të këtij viti, kurse gara brenda partiake ka hyrë në fazën përfundimtare për kandidatët presidencialë
Në vijimin e garës brenda partive përkatëse për kandidatët presidencialë në kampin e demokratëve fitore në West Virginia (Virxhina Perëndimore) ka arritur Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, ndërsa në kampin republikan, kandidati i vetëm i mbetur Donald Trump fitore shënoi në West Virginia dhe Nebraska.
Edhe pse Sanders mbrëmë në West Virginia fitoi 16 vota të reja të delegatëve duke mbledhur gjithsej 1,469 vota, oponentja e tij dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton vazhdon të jetë në avantazh të madh prej 2,239 vota delegatësh, duke përfshirë edhe 11 votat e fituara mbrëmë në West Virginia.
Për emërim si kandidatë presidencialë nga Partia Demokratike nevojiten 2.282 vota delegatësh.
Nga ana tjetër, në kampin e republikanëve gjërat janë shumë më të qarta, pasi që Trump ka mbetur kandidati i vetëm për emërimin, pasi më 3 maj në Indiana nga gara e mëtejshme u tërhoqën rivalët e tij Ted Cruz dhe John Kasich.