Në mesazhin e publikuar Presidenti Erdogan shkruan: “Qëndrimi fisnik i popullit tonë përballë tentativave të tradhtive është një tregues i qartë që në periudhën e ardhshme do të kemi përparime në rrugën e rimëkëmbjes, demokracisë dhe lirisë.”
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka publikuar një mesazh me rastin e 93 vjetorit të marrëveshjes së paqes së Lozanës.
Në mesazhin e publikuar Presidenti Erdoğan shkruan: “Qëndrimi fisnik i popullit tonë përballë tentativave të tradhtive është një tregues i qartë që në periudhën e ardhshme do të kemi përparime në rrugën e rimëkëmbjes, demokracisë dhe lirisë.”
Duke e cilësuar marrëveshjen e Lozanës si një nga dokumentet e formimit të Republikës së Turqisë, Presidenti Erdogan më tej shkruan: “Fitorja që populli jonë i vyer e arriti me besim, kurajo dhe sakrificë me marrëveshjen e paqes së Lozanës ka hyrë në literaturën ndërkombëtare të diplomacisë. Kjo marrëveshje ishte në vlerën e një tapie për shtetin tonë të ri.”
Duke theksuar se në këto ditë parimet bazë të Republikës së Turqisë me në krye demokracinë dhe vullnetin e popullit kuptohen më mirë, në vijim Presidenti Erdogan thotë: “Populli jonë fisnik tregoi dhe njëherë me shpirtin e luftës çlirimtare, maturi, unitetit si dhe bashkëpunim se do të qëndrojë përballë dhe kundër çdo tentative për marrjen e demokracisë dhe vullnetit të popullit nga dora e tyre.”
“Në 93 vitet e kaluara Turqia është bërë shtet i cili zë vendin e 6-të në Europë dhe të 17-in në botë për nga ekonomia. Asnjë forcë nuk do ta largojë Republikën e Turqisë nga synimet e emërtuara si synimet 2023, si dhe vizionin 2053 dhe 2071. Me rastin e 93 vjetorit të Marrëveshjes së Paqes së Lozanës dua të përkujtoj me respekt të gjithë ata që kontribuuan për këtë marrëveshje me në krye Presidentin themelues Gazi Mustafa Kemal-in”, tha në përfundim të mesazhit së tij Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.