Fillimi LajmeBotaProceset kundër “strukturave paralele” në Turqi, deri tani mbi 4.000 të arrestuar

Proceset kundër “strukturave paralele” në Turqi, deri tani mbi 4.000 të arrestuar

nga Shekulli Agency

Nga 4,011 të dyshuar që u kapën gjatë operacionit kundër “strukturave paralele”, 822 prej tyre janë mbajtur në paraburgim

arestim-turqiNë kuadër të hetimeve ndaj organizatës terroriste FETO/PDY – Strukturat paralele shtetërore, e cila ngarkohet për infiltrimin e anëtarësisë së saj në aparatin shtetëror të Turqisë dhe një numër të aktiviteteve të paligjshme, duke përfshirë tentativën për grusht shteti, policia turke nga viti 2014 ka arrestuar mbi 4,000 të dyshuar, raporton (AA).

Nga 4,011 të dyshuar që u kapën gjatë operacionit kundër “strukturave paralele”, 822 prej tyre janë mbajtur në paraburgim.

Që nga fillimi i këtij viti në Turqi janë ndaluar gjithsej 2,011 të dyshuar, kurse vetëm në maj janë kapur 865 të dyshuar. Kështu, maji ishte muaji më intensiv sa i përket operacioneve kundër “strukturave paralele” në Turqi, ku nga të ndaluarit 193 të dyshuar u arrestuan.

– Operacionet kundër rrjetit financiar të “strukturave paralele” –

Dje, pjesëtarët e Departamentit të Drejtorisë Policore të Krimit Financiar në Ankara arrestuan 30 nga 46 të dyshuar që ngarkohen se përmes një kompanie në SHBA kanë siguruar ndihmë financiare për organizatën FETO/PDY.

Duke mos kaluar kufirin prej 10,000 dollarësh e cila i nënshtrohet tatimit, të dyshuarit për të ndihmuar “strukturat paralele” kanë dërguar transaksione në vlerë prej 9,999 dollarësh amerikan.

– Operacioni “softueri spiun” në polici –

Dje, policia turke arrestoi tetë të dyshuar, përfshirë edhe tre ish-policë të cilët ngarkohen se me një kompani softuerike në vitin 2013 në kompjuterët e Departamentit të Inteligjencës në Drejtorinë e Policisë kanë instaluar virus për spiunazh.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies