Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se autori i sulmeve në Mynih nuk ka lidhje me ISIS. Në një konferencë për shtyp, policia gjermane tha se 18-vjeçari me kombësi gjermano-iraniane u vra nga një polic dhe se nuk është vetëvrarë, ashtu sic është raportuar.
Sipas policisë, autori ka qenë i fiksuar pas gjuajtjeve me armë. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur gazeta, duke përfshirë edhe disa artikuj me titull: Pse vrasin studentët? Sipas policisë vrasësi ishte i pajisur me pistoletë Glock, 9mm.
Nga sulmi i djeshëm në një qendër tregtrare, mbetën të vdekur rreth 10 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Me viktimave janë edhe 3 shtetas shqiptarë.